Qendra e Formimit Profesional ne Tirane
organizon kurse intensive per te gjithe qe duan kualifikime te metejshme ne

KOMPJUTER GRAFIK DIZAJN - NIVELI I, II.

Ne fund te kursit cdo pjesemarres pajiset me certifikate te vlefshme per Institucionet shqiptare dhe te huaja.

Te interesuarit te rregjistrohen prane Drejtorise Rajonale tek Sekretaria ose Kabineti Informatikes.

Ju Mirepresim!

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, Nr.1, Tirane (Prane shkolles “Harry Fultz”)

Telefon : 04 222 8427,    E-mail: drfpp1@gmail.com



                    
                          
                               
o      Graphic Design  Niveli(I)






§         Programi i kursit:                Graphic Design - Niveli 1

§         Ambjenti:                               Kabineti Informatikës



§         Emërtimi i lëndës:                Imazheri dhe faqosje elektronike



§         Kohëzgjatja:                          2 muaj – 80 orë mësimore



§         Vendi që zë  kursi në formimin tërësor: Disiplinë e formimit të përgjithshëm

§         Njohuritë paraprake të kursantit: Njohuri të përgjithshme.



§         Cfarë njohurish dhe aftësish i jep kursantit: Kursanti mer njohuritë e para bazë për imazhet, pikselat dhe strukturën e tyre, për ngjyrat dhe modelet e tyre, përpunimin dhe modifikimin e fotografive. Puna me formatet dhe konvertimin, transformimet, bashkimi dhe krijimi i imazheve te përbëra. Njohuri bazë per përpunimet e tekstit, formatet dhe njësitë matëse të tekstit, figurat grafike, krijimin dhe përpunimin e një publikimi



§        Temat  do  trajtojë lënda  formimin teorik dhe praktik: Koncepte të përgjithshme mbi imazhin. Pixelat dhe vektori. Formatet e ndryshme dhe konvertimet. Selektimet dhe modifikimet me mjete të ndyshme. Sistemet e ngjyrave, puna me ngjyrat, modifikimet dhe retushimet e fotografive. Puna me shtresat, kanalet dhe maskat. Klonimet dhe rregullimet e fotove të vjetra. Mjetet vektoriale, format e gatshme dhe pena për formimin e trajektoreve. Pathet dhe modifikimi, bashkimet e tyre dhe ngjyrosja e fotografive. Ruajtja dhe konvertimi skedarëve ne formate të ndryshme. Punë praktike për krijimin, retushimin dhe ndërtimin e imazheve të thjeshta dhe të përbëra. Përcaktimin e faqeve për publikim, përpunimin e tekstit dhe paragrafëve, pozicionimin në kollona, efekte të tekstit, krijimin e figurave grafike, importimin e grafikeve dhe imazheve dhe pozicionimin e tyre, rezervimet, printimet



§         Ngarkesa: 80 orë mësimore



§         Forma e mësimdhënies: 20 orë teori dhe 60 orë praktike laboratorike



§         Detyrimet e kursantit për lëndën: Pjesëmarrja mbi 75 % të orëve mësimore.



§         Forma e vlerësimit të kursantit: Kontroll periodik gjate kursit dhe 2 teste në kompjuter



§         Literatura e detyruar: Materiale te përgatitura nga specialisti



§         Literatura ndihmëse: Photoshop, Pagemaker, Indesign
  
  


o      Graphic Design   Niveli(II)






§         Programi i kursit:                Graphic Design - Niveli 2

§         Ambjenti:                               Kabineti Informatikës



§         Emërtimi i lëndës:                Dizenjime në kompjuter



§         Kohëzgjatja:                          1,5 muaj – 60 orë mësimore 



§         Vendi që zë  kursi në formimin tërësor: Disiplinë e formimit të përgjithshëm



§         Njohuritë paraprake të kursantit: Njohuri të përgjithshme. (Prioritet nëse ka përvetësuar nivelin 1 të Graphic Design).



§         Cfarë njohurish dhe aftësish i jep kursantit: Njohuri mbi vektorët dhe vecoritë e tyre, sistemin vektorial të ndërtimit dhe pjesët e tij përbërëse. Trajektore dhe objekte të orientuara në sistem boshtesh kordinative. Bashkimet, prerje dhe nderprerjet e trajektoreve. Maskat vektoriale. Shkrirja e pjesëve të vecanta dhe formimi i kompozitave. Editimi dhe përpunimi, imazhet pikselore dhe konvertimi i tyre në vektor, kompozicion me vektorë dhe imazhe



§         Temat  do  trajtojë lënda  formimin teorik dhe praktik: Koncepte të përgjithshme mbi vektorin dhe mbi imazhin vektorial. Formatet e ndryshme dhe konvertimet. Selektimet dhe rrjeshtimet, krijimi i formave, tranformimi i objekteve dhe vizatimi me penë, laps dhe penel. Ngjyrat dhe teksti, puna me shtresat, shkrirja e ngjyrave dhe formave. Simbolet, cilësitë e tyre dhe efektet. Stilet grafike dhe kombinimet e ngjyrave për



§         Ngarkesa: 60 orë mësimore



§         Forma e mësimdhënies: 20 orë teori dhe 40 orë praktike laboratorike



§         Detyrimet e kursantit për lëndën: Pjesëmarrja mbi 75 % të orëve mësimore.



§         Forma e vlerësimit të kursantit:  Kontroll periodik gjate kursit dhe 1 test në kompjuter



§         Literatura e detyruar: Materiale te përgatitura nga specialisti



§         Literatura ndihmëse: CorelDraw, Illustrator